Haradinaj thotë se Qeveria Kurti bëri gabime në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë - Gazeta Express
string(85) "haradinaj-thote-se-qeveria-kurti-beri-gabime-ne-menaxhimin-e-situates-gjate-pandemise"

Haradinaj thotë se Qeveria Kurti bëri gabime në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë

Gazeta Express

22/05/2020 21:10

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, në Kosovë, nga ana e Qeverisë në detyrë.

Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, në fillim, pas shfaqjes së pandemisë është përdorur, sic e quan ai, një logjikë e gabuar e kufizimve.

Lexo Edhe:

“Kufizimet e para kohore, dhe me i detyru qytetarët me dalë të gjithë me një kohë, ishin gabim i madh”, thotë Haradinaj.

“Ajo ish me na detyru të gjithëve me dal në të njëjtën kohë që me ia shkepë njeri-tjetrit virusin. Ajo ishte një logjikë e gabuar”, ka shtuar kryetari i AAK-së.

“Në aspektin e mbrojtjes shëndetësore mendoj se është bërë një punë shumë e mirë nga ana e mjekëve…”, thotë Ramush Haradinaj për Reporterin.

Tutje, ai kritikon Qeverinë në detyrë Kurti se në aspektin ekonomik e kanë menaxhuar keq situatën dhe sipas tij do të shkaktojnë me sjelljet e tyre dëme të mëdha për qytetarët.

“I është bërë një dëm ekonomisë që ka mujtë me u sanu”, tha për Reporteri.net, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.