Para se të bëhej njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet e mëdha botërore, ylli i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland, publikonte videoklipe me bandën e tij muzikore në Youtube, nën pseudonimin “FlowKingz”.
Në vitin 2016, sulmuesi norvegjez e kishte publikuar këngën e tij “Kygo jo” në kanalin e tij zyrtar në Youtube, bashkë me dy shokët e tij. Ata e kishin realizuar një videoklip të çuditshëm që është bërë viral në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.
Videoklipi i talentit norvegjez tashmë i ka pothuajse katër milionë shikime në Youtube.
Flow Kingz Feat Lyng – Kygo jo
JMK instrumentals made the beat Credit to JMK intrumentals
Edhe pse Haalandi ndoshta kishte shpresuar të bëhej i njohur si repist në botë, karriera e tij e ka bërë atë të njohur si njërin ndër sulmuesit më të talentuar për momentin në botë, përderisa ai po vazhdon të shkëlqejë në ndeshjet e Borussia Dortmundit.
Megjithatë, futbolli dhe muzika nuk janë talentet e vetme të norvegjezit, pasi që në fëmijëri ai e kishte provuar veten në sporte të ndryshme, si skijim, hendboll dhe atletikë.
Haaland mban rekordin botëror për kërcimin më të gjatë për një 5-vjeçar. Ai e kishte thyer këtë rekord më 22 janar të vitit 2006, kur kishte kërcyer 1.63 metra. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...