A të pengon ndarja nga bashkëshorti? Përgjigjet Adriana Matoshi - Gazeta Express
string(62) "a-te-pengon-ndarja-nga-bashkeshorti-pergjigjet-adriana-matoshi"

A të pengon ndarja nga bashkëshorti? Përgjigjet Adriana Matoshi

Gazeta Express

19/05/2020 14:23

Është një prej aktoreve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare.

Rolet e saj të shumta në filma dhe seriale kanë bërë që Adriana Matoshi të fitojë simpatinë e publikut.

Lexo Edhe:

Por, krahas kësaj, aktroja e  njohur është edhe një nënë e përkushtuar e katër fëmijëve, ndërsa prej vitesh është ndarë nga bashkëshorti.

Si rrallë herë aktorja ka folur për ndarjen teksa përmes një pyetësori në Instagram ju përgjigj pyetjeve të adhuruesve.

Njëri nga komentuesit e pyeti se sa ka ndikuar ndarja dhe a i pengon kjo, ndërsa Adriana nuk ka hezituar t’i kthej përgjigjie.

“Me m’pas pengu s’me kishit njofte! Ka ndiku pozitivisht po get”, ka thënë aktorja.

Ndërkohë vitin që lamë pas ishte mjaft i suksesshme e sidomos pas paraqitje në filmin “Zana”.