Haradinaj: Në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale - Gazeta Express
string(113) "haradinaj-ne-qeverisjen-e-ardian-gjinit-fermeret-do-te-jene-ne-qender-te-vemendjes-dhe-mbeshtetjes-institucionale"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 14:47

Haradinaj: Në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 14:47

Gjatë vizitës në fermën bujqësore të Muharrem Hotit dhe Imer Durakut, në kuadër të aktivitetit “Korr e ha n’katun” në Krushë të Madhe, u vlerësua nga afër puna dhe përkushtimi i madh i fermerëve në zhvillimin e bujqësisë vendore.

Gjatë këtij takimi, u prezantuan edhe planet qeverisëse të Ardian Gjinit për sektorin e bujqësisë dhe mbështetjen që do të ofrohet për fermerët në të ardhmen.

Gjithashtu u theksua se kryetari Smajl Latifi ka qenë vazhdimisht pranë fermerëve, duke i mbështetur edhe në periudha kur mungonte përkrahja e nevojshme institucionale nga niveli qendror.

Në këtë kontekst, u ritheksua se në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale, me synim fuqizimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement