Gjiko me anë të një video ka treguar se sot ka ecur djali i tij i vogël
Në këtë video, ku dëgjohet edhe zëri i prezantueses Elita Rudi, gruas se Gjikos, shihet Gjiko duke u përkujdesur për ecjen e Zërit derisa ai shkon në drejtim të nënës së saj.
“Sot i bone hapat e para , në jetë ka me të ndodh që ki mu rrxu e ki mu qu shpesh herë, s’ka dert a bon hapa të mëdhenj a të vegjël , me rëndësi o me hec përpara , jeta osht ni udhtim qe s’bon kurr mu ndal ❤️? te dua shishkano”, ka shkruar ai në këtë postim.
Edhe Gjiko edhe Elita janë në vetizolim që prej shfaqjes se pandemisë Covid-19 dhe duket se Zëri gjeti momentin që të ecë pikërisht në kohë të koronavirusit. /GazetaExpress/