Tenistja Eugenie Bouchard ia ka përmirësuar dukshëm vetizolimin një tifozi më fat, duke u pajtuar që të dalë në një takim dashurie me të.
Muajin e kaluar, ish-numri 5 i botës nga Kanadaja ishte ankuar për mërzi në karantinë, saqë e kishte pranuar se mbyllja brenda në shtëpi do të kishte qenë shumë më argëtuese për të sikur të kishte të dashur, transmeton Gazeta Express.
not complaining, but i feel like quarantine would be a lot more fun with a boyfriend
— Genie Bouchard (@geniebouchard) March 18, 2020
Pak pasi e kishte shkruar këtë në Twitter, Bouchard u vërshua me kërkesa të panumërta për takim dashurie.
Por gjatë një lidhje të drejtpërdrejt në Instagram me komentatoren e sportit Allie LaForce, 26-vjeçarja e gjeti çiftin e vet në emër të bamirësisë.
Një shikues, i quajtur Bob, bëri komente të shumta duke e zbuluar “dashurinë” që e ndien për kanadezen.
LaForce vendosi ta ftojë këtë tifoz në lidhje direkte.
Bob i ofroi 400 funte për bamirësie për t’u takuar me Genien, e cila gjatë bisedës e pranoi se po ndihej shumë e vetmuar.
Por LaForce i kërkoi atij ta ngrejë ofertën, duke ia kërkuar 2.410 funte të nevojshme për ta ushqyer stafin e një spitali në emër të yllit të tenisit.
Kur Bob u zotua se do ta bënte këtë donacion, Genie u pajtua të takohet me të.
“Pajtohem, po, natyrisht. Dua të jem pjesë e kësaj”, tha Genie.
E gjitha që ajo kërkoi ishte që Bob ta sillte me vete një letër tualeti. /Gazeta Express/