“Qeveria nuk na ka ofruar asnjë ndihmë” Peshkimi në Shqipëri drejt falimentit - Gazeta Express
string(75) "qeveria-nuk-na-ka-ofruar-asnje-ndihme-peshkimi-ne-shqiperi-drejt-falimentit"

Gazeta Express

09/04/2020 17:10

“Qeveria nuk na ka ofruar asnjë ndihmë” Peshkimi në Shqipëri drejt falimentit

Gazeta Express

09/04/2020 17:10

Mbyllja e tregjeve për shkak të koronavirusit po çon në falimentim sektorin e peshkimit. 

Në Durrës anijet kanë rreth një muaj që janë ankoruar në basenin e portit të peshkimit, pasi kërkesat për produkte deti ka kohë që është bllokuar nga mbyllja e restoranteve dhe kufizimi i kohës së punës.

Lexo Edhe:

Peshkatari: Tregjet janë mbyllur, restorantet e anijet nuk punojnë. Është një situatë shumë e rëndë, qeveria nuk ofron asnjë lloj ndihme për këtë sektor. Është shumë keq situata.

Peshkatari: Puna është zinxhir. Duke qenë të gjitha restoratent mbyllur, peshku jo vetëm që ka rënë në çmim, por hidhet. Nëse ne nuk punojmë, është shumë vështirë për ne.

Pronarët e anijeve kërkojnë ndihmë, ndërsa theksojnë se për shkak të kufizimit të orareve ata nuk mund të dalin në det  pasi shpenzimi i nafteë është i madh dhe produkti i detit për kohën e paket në dispozicion për gjueti është i vogël.

Pronarët theksojne se nëqoftëse kjo situatë vjojn gjatë dhe shteti nuk ndërhyn, falimentimi është i sigurtë./tv ora