Mjeku francez: Kujdes, mbipesha një nga faktorët që e rrisin rrezikun e infektimit me Covid-19 - Gazeta Express
string(92) "mjeku-francez-kujdes-mbipesha-nje-nga-faktoret-qe-e-rrisin-rrezikun-e-infektimit-me-covid-19"

Mjeku francez: Kujdes, mbipesha një nga faktorët që e rrisin rrezikun e infektimit me Covid-19

Gazeta Express

08/04/2020 15:23

Shefi i epidemiologjisë në Francë, të martën ka deklaruar se obeziteti është një nga faktorët kryesorë,  të cilët e rrisin rrezikun e prekjes dhe infektimit me koronavirus. Sipas tij, kjo mund të jetë arsyeja, që Shtetet  e Bashkuara të Amerikës janë duke u përballur me një numër të lartë të viktimave, për shkak të nivelit të lartë të obezitetit atje, shkruan Reuters.

Jean François Delfraissy, profesor dhe drejtor I këshillit shkencor në Francë, i cili këshillon qeverinë mbi masat që duhet marrë gjatë epidemisë, tha se në mesin e 67 milion njerëzve në Francë, 17 milion prej tyre janë më të rrezikuar nga koronavirusi për shkak të moshës, sëmundjeve ekzistuese dhe obezitetit.

Lexo Edhe:

“Kjo është arsyeja, që Amerika do të përballet me një numër shumë më të lartë të viktimave, pikërisht nga shkalla e lartë e obezitetit”, tha Delfraissy.

Pavarësisht përhapjes së shpejtë të virusit në Francë, vendi ende është larg pikës ku 50 apo 60% e popullsisë mund të infektohen. Izolimi në Francë ka filluar më 17 mars dhe do të vazhdojë së paku deri më 15 prill.

Ai tha se gjatë 2 javëve te ardhëshme planifikohet të realizohen 100.000 deri në 250.000 teste brenda një ditë./Gazeta Express