Lista Serbe i reagon Rashiqit pasi fajësoi Beogradin për të infektuarit në Veri - Gazeta Express
string(79) "lista-serbe-i-reagon-rashiqit-pasi-fajesoi-beogradin-per-te-infektuarit-ne-veri"

Lista Serbe i reagon Rashiqit pasi fajësoi Beogradin për të infektuarit në Veri

Gazeta Express

08/04/2020 13:53

Lista Serbe, e cila drejtohet nga Goran Rakiq, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të drejtorit të Zyrës së kryeministrit për Komunitete, Nenad Rashiq, pasi që ka fajësuar Beogradin për numrin e lartë të të infektuarve me COVID-19 në veri të Kosovës.

Në një komunikatë të lëshuar për media, “Srpska” thotë që deklarimet e Rashiq janë skandaloze.

Lexo Edhe:

“Rashiq ka bërë një deklarim marrëzie, kur ka thënë se njerëzit tanë janë të infektuar meqenëse nuk i kanë ndjekur udhëzimet e Prishtinës”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, transmeton Gazeta Express.

Siç thuhet në reagim, Rashiq e ka hedhur poshtë të gjithë mundin e sistemit shëndetësor, mjekëve e vullnetarëve të cilët janë organizuar për t’u përballur me një sfidë shumë të vështirë.

Sa u përket serbëve që jetojnë në jug të Ibrit e të cilët s’janë prekur nga koronavirusi, nga Lista Serbe thonë se një gjë e tillë ka ndodhur meqë ata jetojnë në izolim që 20 vjet, dhe jo se kanë respektuar vendimet e Prishtinës. /Express/