Kryeministri Rama ka vizituar Thumanën e goditur rëndë nga tërmeti i nëntorit të kaluar, për të parë nga afër nisjen e punimeve për rindërtimin e qytezës.
Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, dhe ka kërkuar që puna të bëhet me 3 turne, apo edhe me 4 nëse mundet, në mënyrë që puna për ndërtimin e shtëpive individuale të mund të mbyllet në fund të këtij viti.
“Duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt Vitit të Ri me sukses, tani nuk i bëjmë dot të gjitha, por ata që kanë shtëpi individuale, duhet të bëjmë çmos. Me tre turne, me katër turne nuk e di tani si do behet, por duhet qe se paku shtepite individuale t’i mbyllim”- tha Rama.
STATUSI NË RRJETIN SOCIAL:
THUMANË – NISIM RINDËRTIMIN
*të gjithë ata që janë në çadra a në shtëpi me qera, do t’i kthejmë në shtëpia të reja, më të mira, më të forta e më të bukura dhe pasi të fitojmë luftën që na ka zënë derën, do të përmbushim këtë kryedetyrë njerëzore të këtij viti të jashtëzakonshëm, duke zbatuar me çdo kusht porosinë e Zotit të Madh të Shqiptarëve, për t’u kujdesur deri në fund për ata që tërmeti i goditi më fort
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...