PDK: Vendimi antikushtetues i Kurtit për Telekomin kthen Kosovën në komunizëm - Gazeta Express
string(76) "pdk-vendimi-antikushtetues-i-kurtit-per-telekomin-kthen-kosoven-ne-komunizem"

PDK: Vendimi antikushtetues i Kurtit për Telekomin kthen Kosovën në komunizëm

Gazeta Express

08/04/2020 13:09

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po merr vazhdimisht vendime, që PDK’ja i quan antikushtetuese. Kjo parti përmend vendimin e Qeverisë në detyrë, i cili përjashton shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik.

“Pas një varg shkeljesh kushtetuese e ligjore, ajo aprovoi edhe një vendim anti kushtetues e ligjor, duke përjashtuar shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik. Me këtë vendim skandaloz,  ajo ka bërë një varg shkeljesh dhe ka goditur rëndë vlerat elementare të një shoqërie demokratike, duke sulmuar drejtpërdrejtë sektorin privat dhe konkurrencën e lire”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

Lexo Edhe:

Partia e Veselit kosnideron se ky vendim e kthen Kosovën në një model të ekonomisë si në sistemin komunist.

“Ky akt gjithashtu përbën një kthim prapa drejt një modeli të ekonomisë shtetërore të centralizuar komuniste që gjatë shekullit të kaluar dështoi kudo ku është aplikuar në 85 vende dhe në pesë kontinente. Kosova është përcaktuar, edhe në Kushtetutë, për të ndërtuar një ekonomi liberale, bazuar mbi iniciativën e pronën private, mbi tregtinë e lirë e sundimin e ligjit”.

PDK’ja i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe ambasadave në Kosovë që t’I bëjnë presion Qeverisë në detyrë për anulimin e këtij vendimi.

“Po ashtu i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe ambasadavve të vendeve partnere që ta denoncojnë këtë vendim të dhe bëjnë presion për anulimin e tij. Së fundmi, i bëjmë thirrje edhe shoqërisë civile e mbarë opinionit publik që të ngrejë zërin kundër veprimeve arbitrare të vazhdueshme të kësaj qeverie të shkarkuar e cila po e shndron në traditë të pandalshme shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”