Në Korenë e Veriut as edhe një rast i raportuar me COVID-19, thonë se po kryejnë teste - Gazeta Express
string(85) "ne-korene-e-veriut-as-edhe-nje-rast-i-raportuar-me-covid-19-thone-se-po-kryejne-teste"

Në Korenë e Veriut as edhe një rast i raportuar me COVID-19, thonë se po kryejnë teste

Gazeta Express

08/04/2020 9:51

Në Korenë e Veriut, një nga vendet e pakta në botë që nuk ka raportuar për as edhe një rast me coronavirus, thonë se janë duke u kryer teste për COVID-19 dhe se më shumë se 500 persona janë futur në karantinë, ka bërë të ditur për Reuters, përfaqësuesi i OBSH-së për këtë vend, Edwin Salvador.

Ai ka shtuar se Koreja e Veriut ka kapacitetet të kryej teste të coronavirusit në laboratorin nacional në Pyongyang. Salvador në përgjigjen e dhënë agjencisë britanike të lajmeve, ka thënë se nga 2 prilli, 709 persona janë testuar për COVID-19, në mesin e tyre 11 të huaj, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

“Nuk ka raportime për ndonjë rast me COVID-19. Në karantinë janë futur 509 persona, dy të huaj dhe 507 tjerë që janë shtetas së Koresë së Veriut”, ka shtuar Salvador.

Ai ka pranuar se nga 31 dhjetori, 24.842 persona janë liruar nga karantinimi, në mesin e të cilëve ishin edhe 380 të huaj.