Një tigër katërvjeçar në kopshtin zoologjik “Bronx” ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Tigri me emrin Nadia besohet të jetë rasti i parë i një kafshe të infektuar me virusin Covid-19, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Zyrtarët e këtij kopshti zoologjik thanë se rezultati i testit është konfirmuar nga Laboratori Kombëtar për Veterinari në Ioëa. Besohet se tigri është infektuar nga një punëtor i kopshtit, i cili nuk kishte simptoma.
“Kjo është hera e parë që ne e dimë një rast që një person e ka infektuar një kafshë”, tha Paul Challe, kryeveteriner i kopshtit zoologjik.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyrtarët e kopshtit thuhet se tigri ka shfaqur mungesë të apetitit dhe ka kollitje të thatë, por ndodhet në gjendje të mirë në përgjithësi.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...