Vdes nëna e Zonjës së Parë Elizabeta Gjorgievska-Pendarovska - Gazeta Express
string(60) "vdes-nena-e-zonjes-se-pare-elizabeta-gjorgievska-pendarovska"

Vdes nëna e Zonjës së Parë Elizabeta Gjorgievska-Pendarovska

Gazeta Express

05/04/2020 17:15

Nëna e gruas së presidentit Stevo Pendarovski, respektivisht nëna e zonjës së parë në shtet Elizabeta Gjorgievska-Pendarovska ka ndërruar jetë sot në Klinikën e Pulmonologjisë në Shkup, përcjell GazetaExpress nga Alsat.

Nga Presidenca njoftojnë se është marrë material pos mortum për test ndaj Covid-19 kurse rezultatet priten gjatë ditës së nesërme.

Lexo Edhe:

“Ajo vdiq sot. Ishte në gjendje kritike. Ashtë marrë bris pas vdekjes, por në përgjithësi, deri më tani nuk ka ndonjë shenjë për praninë e Covid-19. Ne jemi në pritje të rezultateve, posa t’i marrim ato, do të informojmë publikun “, thonë nga Zyra e Pendarovski./GazetaExpress/B.Lika/