Jahti i famshëm përzihet nga Durrësi, kapitenin e kërcënojnë me burg! - Gazeta Express
string(67) "jahti-i-famshem-perzihet-nga-durresi-kapitenin-e-kercenojne-me-burg"

Jahti i famshëm përzihet nga Durrësi, kapitenin e kërcënojnë me burg!

Gazeta Express

05/04/2020 16:31

Në kulmin e krizës së koronavirusit, kur turizmi pritet të jetë një ndër sektorët më të prekur, porti i Durrësit i vizitua nga një prej jahteve më të famshëm në botë për madhësinë, luksin, por edhe profilin e tij.

Por, ndryshe nga sa mund të pritej, kjo ishte një vizitë që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme duke lënë një shije tepër të hidhur për udhëtarët, por edhe një njollë të madhe për turizmin shqiptar.

Lexo Edhe:

Jahti 88 metra i gjatë, “Maltese Falcon” mbërriti mesnatën e së enjtes në ujërat përballë portit të Durrësit duke pritur zbardhjen e ditës për t’u ankoruar me qëllim furnizimin me karburant si edhe ushqime, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Abcnews.al ka mësuar se të përballur me një papërgjegjshmëri dhe arrogancë të autoriteteve shqiptare duke mos u dhënë mundësinë për të furnizuar, drejtuesit e jahtit u detyruan të largohen nga porti i Durrësit pa marrë as karburant dhe as ushqime, ndërsa kapiteni u kërcënua me gjobë të majme dhe burg.

Çfarë ndodhi?

Jahti “Maltese Falcon” kërkoi leje që të futej në port të premten në mëngjes me qëllim furnizimin me karburant dhe ushqime.

Abcnews.al mëson se kapiteneria e portit lejoi futjen e tij, por për arsye ende te paqarta leja u dha shumë vonë duke bërë që jahti të mos mundej të furnizohej brenda orës 13:00, orari limit i lejuar për shërbime të tilla pasi më vonë fillon ndalim qarkullimi për shkak të masave kundër koronavirusit.

Në pamundësi për t’u furnizuar, kapiteni i jahtit kërkon leje që të qendrojë në port deri të hënën, datë 6 prill në mënyrë që të bënin furnizimet dhe të largoheshin, por në këtë moment janë përballur me urdhrin e prerë të autoriteteve portuale duke i thënë kapitenit se duhej të largohej pasi do gjobitej dhe burgosej.

Kërkesa për t’u larguar menjëherë nga porti lidhej me një urdhër të Autoritetit të Porteve, sipas të cilit kroçerat dhe jahtet do të qendronin në portet dhe radat shqiptare vetëm për furnizim dhe pastaj duhej të largoheshin.

Urdhri doli pak ditë më parë me qëllim mospengimin e anijeve tregtare për t’u ankoruar dhe sjellë mallra për të mundësuar furnizimin e tregut në mënyrë të pandërprere.

Por, ky nuk duket të jetë rasti për jahtin e famshëm “Falcon Maltese”, pasi siç duket edhe në foton e mësipërme, në kalatën ku ata donin të qendronin ndodheshin vetëm tre anije dhe kishte hapësirë të konsiderueshme për të ankoruar.

Përmes presionit, jahti ëshë nxjerrë nga kalata në orët e vona të ditës së shtunë, ndërsa kapiteni nuk ka duruar më dhe ka vendosur të largohet përfundimisht nga ujërat shqiptare pa marrë as furnizimet e nevojshme, si ushqimet dhe karburanti.

Efekti negativ7


Ardhja e një jahti si “Maltese Falcon” nuk është një ngjarje e zakontë për portet shqiptare në çdo rast ai bëhet lajm atje ku shkon, por duket se kësaj radhe është bërë për keq, dhe shkak janë bërë autoritetet shqiptare.

Eksperti i turizmit, Auron Tare shpjegon për abcnews.al se një ngjarje e tillë, pra përzënia në këtë mënyrë e një jahti gjigant, të një prej kompanive më të mëdha të marketingut në botë, siç është “Omnicom Group” krijon një i madh tepër të keq për turizmin shqiptar, i cili është konsideruar si një ndër sektorët prioritarë për zhvillimin e vendit.

“Omnicom Group” është një ndër kompanitë më të mëdha botërore të Marketingut, Marrëdhënieve me Publikun dhe shërbimeve të ngjashme dhe duke përzënë me kërcënime jahtin e saj, duket se të paktën kësaj radhe Shqipëria e ka humbur provimin sa i përket joshjes së vizitorëvë për të ardhur në vendin tonë.