Ashtu siç ishte pritur, Kobe Bryant është bërë zyrtarisht anëtar i “Hall of Fame” në basketboll. Ish-basketbollisti legjendar i Los Angeles Lakers, që vdiq në mënyrë tragjike në fillim të këtij viti, është emëruar në Hall of Fame, ndërsa ceremonia do të mbahet më 29 gusht.
Legjenda e Lakers u rekrutua zyrtarisht të shtunën në Naismith Memorial Basketball Hall of Fame, së bashku me legjendat e NBA, Tim Duncan dhe Kevin Garnett, transmeton Gazeta Express.
Bryant, Duncan dhe Garnnet janë tre ndër basketbollistët që e kanë definuar një gjeneratë të basketbollit në NBA dhe për këtë arsye shumë tifozë e kanë vlerësuar klasën e këtij viti në Hall of Fame si më mbresëlënësen.
Përveç tyre, në Hall of Fame u rekrutuan edhe katër trajnerë – Rudy Tomjanovich, Eddie Sutton, Kim Mulkey dhe Barbara Stevens, 10-herë kampionia e WNBA Tamika Catchings, si dhe një ekzekutiv i FIBA-s, Patrick Baumann.
Kobe Bryant vdiq para se të emërohej si njëri ndër kandidatët për klasën e këtij viti të Hall of Fame.
Bryant vdiq më 26 janar së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Giannan, si dhe shtatë persona të tjerë, pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua.
Bryant është koshashënuesi më i mirë në histori të Lakers pas 20 sezoneve të luajtura me klubin gjigant. Ai e kishte fituar pesë herë në karrierën titullin e NBA, si dhe dy medalje të arta Olimpike me ekipin kombëtar të SHBA-së. /Gazeta Express/