Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj disa të dhënave në lidhje me shpenzimet e saj si ministre dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri për dy muaj.
Bazuar në këto të dhëna, Haxhiu për dy muaj ka shpenzuar 19 mijë e 700 euro, ndërsa Tahiri 4 mijë e 600 euro.
Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se të dhënat e cekura janë shpifje ndaj saj, të realizuara nga militantët të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do t’i bëjë publike dallaveret e Abelard Tahirit.
Shkrimi i plotë i Haxhiut:
Militantët e PDK, paskan nisur shpifjet e ulëta kundrejt meje por e kanë kot. Me siguri, nga militantët që i ka lënë tashmë në Ministri, Abelardi, paska dëgjuar që kemi gjetur tashmë shumë dallavere e veprime të paligjshme në MD, dhe tani kanë nisur sulmet e shpifjet kundrejt meje!
Shumë shpejt do t’i bëhen publike dallaveret e
Abelard Tahirit.
Të dhënat në vijim janë shpifje dhe në fillim të javës së ardhshme, Abelardit i
dalin dallaveret e shpenzimet e tij sa ishte Ministër poashtu edhe krahasimin
me shpenzimet e mia!
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...