Një deklaratë e habitshme në kohë të koronavirusit, Shqipëria mund të legalizojë hashashin e marijuanën.
Deklarata ka ardhur nga kryeministri Rama, i cili po bisedonte në një lidhje live me gazetarin Arian Çani në ‘Zonë e Lirë’. Rama ka thënë se mbi këtë çështje ‘jemi të avancuar, por akoma në kapitullin e fundit’.
Arjan Çani: Thonë që hashashi shëron koronavirusin…
Edi Rama: Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë. Jemi të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit.
Më tutje Rama ka deklaruar se do të bëhet legalizimi, por vetëm për përdorimin mjekësor të hashashit dhe jo për përdorimin masiv nga qytetarët.