Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar edhe 46 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Express.
Një person i moshës 70 vjeçare, nga Kumanova, ka ndërruar jetë. Personi në fjalë që nga komorbiditeti nga pasur hipertension dhe dobësi të zemrës ende nuk rezultate se a ishte i infektuar me koronavirus apo jo, në orët në vazhdim pritet rezultati. Ndërsa një person tjetër nga Tetova, i moshës 68 vjeçare, i diagnostifikuar me koronavirus dhe me sëmundje shoqëruese, siç është hipertensioni arterik, ka ndërruar jetë sot në Klinikën Infektive.
Në numrin total të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, sipas qyteteve janë nga: Shkupi (13), Kumanova (23), Dibër (2), Prilep (1), Tetovë (2), Veles (2), Gostivar (1) dhe Gjevgjeli (1)./Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...