Rama poston videon: Viktimat e koronavirusi në SHBA transportohen me kamionë - Gazeta Express
string(75) "rama-poston-videon-viktimat-e-koronavirusi-ne-shba-transportohen-me-kamione"

Gazeta Express

02/04/2020 18:21

Rama poston videon: Viktimat e koronavirusi në SHBA transportohen me kamionë

Gazeta Express

02/04/2020 18:21

Kreu i qeverisë shqiptare ka përcjellë këtë pasdite në rrjetin social një video të disa pamjeve të rënda të regjistruara në New York të SHBA-ve, atje ku viktimat e koronavirusit po përcillen në morg përmes kamionëve frigoriferikë.

“Ndërsa numri i viktimave rritet në qytetin e New York-ut për shkak të shpërthimit të Covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara, për të përballuar dallgën e egër. Trupat e viktimave të Covid-19 janë parë duke u ngarkuar në një kamion me frigorifer, duke përdorur një vinç, jashtë qendrës spitalore të Bruklinit këtë fundjavë, ndërsa numri i të vdekurve të qytetit tashmë ka kaluar 1000.

Lexo Edhe:

Agjencia e lajmeve britanike The Independent raportoi se arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte nga pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtuar të kufomave në morgun e tyre. Deri të hënën, më shumë se 66 mijë njerëz, kanë rezultuar pozitivë në Nju Jork, dhe 1218 prej tyre vdiqën, për shkak të virusit” thuhet në kronikën e shpërndarë nga Rama.