Haradinaj kryen konsultimet: Më mirë të kemi qeveri të re, AAK-ja mund ta mbështesë pa u bërë pjesë - Gazeta Express
string(94) "haradinaj-kryen-konsultimet-me-mire-te-kemi-qeveri-te-re-aak-mund-ta-mbeshtet-pa-u-bere-pjesel"

Haradinaj kryen konsultimet: Më mirë të kemi qeveri të re, AAK-ja mund ta mbështesë pa u bërë pjesë

Gazeta Express

02/04/2020 12:40

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur para mediave pas takimit që pati me të parin e shtetit, Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Haradinaj fillimisht ka falënderuar të gjithë ata që po punojnë në këtë situatë pandemie në vend.

Lexo Edhe:

“Për mua është me rëndësi që t’i mbrojmë qytetarët e Kosovës, faleminderit Kosova çdo herë ka pasë heronj që e kanë mbrojtë popullin. Për mua është me rëndësi që t’ua dimë edhe heronjve të ekonomisë tonë, prodhuesve, nëse dobësohet prodhuesi ynë jemi të dobët të gjithë. Zoti i ruajt prodhuesit sepse i kemi lënë pak vetëm, i lus qytetarët që t’i blejnë produktet tona sepse më e sigurt është”, shtoi, derisa ka deklaruar se me presidentin kanë diskutuar përveç për pandeminë edhe për situatën politike pas mocionit për rrëzimin e qeverisë.

“Me presidentin Thaçi diskutuam për çështjen e pandemisë edhe po ashtu momentin politik pas mocionit për shkarkimin e Qeverisë Aleanca mendon që ma sigurt për Kosovën është me pasë një qeveri të votuar në parlament, sa me vazhdu me një qeveri të shkarkuar. Nuk e shohim të mundshme shkuarjen në zgjedhje menjëherë. Qeveria mundet me qenë me një afat kohor, e përkohshme”, shtoi Haradinaj.

Ai ka thënë se duhet të respektohet Kushtetuta, derisa ka bërë të ditur se ai vetë nuk do të jetë pjesë e ndonjë posti qeveritar.

“Kjo është një kohë e ndjeshme në vend, duhet të bëjmë kujdes në çdo veprim, Kushtetuta duhet me u respektu edhe nëse e mundëson zgjedhjen e një qeverie është më mirë në afatin më të shpejtë kohorë është më mirë deri atëherë qeveria në dorëheqje duhet t’i ushtrojë funksionet e veta.

Aleanca nuk qet kushte, nuk kemi kushte për të ndihmuar vendin në këtë kohë krize për të pas qeveri, nuk kemi edhe kërkesa, mund të përkrahim një qeveri pa qenë pjesë e saj, nuk jam kandidat për ndonjë funksion çfarëdo qoftë qeveritar”, shtoi ai.

I pyetur për heqjen e taksës e nëse ky vendim mund të kthehet në qeveri, ai ka deklaruar se një gjë e tillë i takon së kaluarës.

“Fatkeqësisht taksa i takon të kaluarës, është heq, kthimi i taksës është i vështirë duhet me pas një shumicë që beson në taksë, atë shumicë nuk besoj që e ka ndonjë qeveri, është çështje e kaluar. Ne e kemi përkrah reciprocitetin, nuk e di çka ka parapa vendimi i tashëm po ne jemi për me e detyru Serbinë në respekt të ndërsjellët, s’kemi arsye me ju nënshtru. Taksa është heqë s’po e mbroj taksën, po e mbrojmë njeriun e Kosovës është prodhuar në Kosovë është e jona e sigurt, e dijmë me çka u bo edhe çka është, ndërsa produktet që i marrim prej vendeve tjera, duhet me bo kujdes të gjithë ne”, tha Haradinaj. /GazetaExpress/