Gjesti human i Agron Shehajt, dhuron dy respiratorë për të sëmurët me Covid-19 - Gazeta Express
string(77) "gjesti-human-i-agron-shehajt-dhuron-dy-respiratore-per-te-semuret-me-covid-19"

Gjesti human i Agron Shehajt, dhuron dy respiratorë për të sëmurët me Covid-19

Gazeta Express

02/04/2020 12:03

Sipërmarrësi dhe politikani Agron Shehaj bëri me dije se do dhurojë 2 respitatorë për spitalin e Senatoriumit ne Tiranë, i cili po përballet me koronavirusin dhe ka nevojë emergjente për pajisjet mjekësore. Gjatë një lidhje me emisionin Opinion, Shehaj tha se ka porositur respiratorët të vijnë sa më shpejt në Shqipëri, pavarësisht se gjetja e tyre në këto ditë të vështira i ka kthyer këto pajisje mjaft të kërkuara dhe të shtrenjta, por mjaft të nevojshme për të shpëruar jetë.

“Duke menduar se çfarë mund bëja dhe të ndihmoja këto ditë, pyeta në Senatoriumin e Tiranës dhe me thanë që kanë nevojë të jashtëzakonshme për respiratorë. Cështja e respiratorëve është kthyer në cështje jetë a vdekje. Mjekët janë përballë zgjedhjes se kë duhet të lejojnë të jetojë dhe kë të vdesë, pikërisht për mungesë të respiratorëve. Ndaj kam vendosur të fal 2 respiratorë spitalit të Senatoriumit. Sot ata kanë vetëm 4 te tillë dhe është një numër shumë i vogël. Respiratorët i kam porositur. Po mundohem që ata të vijnë sa më shpejt në Shqipëri sepse kriza e Covid-19 i bën shumë te nevojshëm”, tha Shehaj.

Lexo Edhe:

Sipërmarrësi Shehaj tha më tej se duhet ndërhyrë për te shpëtuar ekonomjnë nga kriza e koronavirusit. Sipas tij, qeveria duhet të garantoje pagat për të gjithë punonjësit përsa kohë ata detyrohen të mos punojnë, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar ekonominë. Shehaj tha se kjo krizë do ndryshojë biznesin dhe ekonominë përgjithnjë, duke nisur nga kompanitë e tij që sot punonjesit punojnë nga shtëpia.