Çdo shofer duhet t’i dijë këto 6 truqe: Lexoni mënyrat se si mund të kurseni karburant dhe si ta mirëmbani veturën - Gazeta Express
string(112) "cdo-shofer-duhet-ti-dije-keto-6-truqe-lexoni-menyrat-se-si-mund-te-kurseni-karburant-dhe-si-ta-mirembani-veturen"

Çdo shofer duhet t’i dijë këto 6 truqe: Lexoni mënyrat se si mund të kurseni karburant dhe si ta mirëmbani veturën

Gazeta Express

02/04/2020 8:07

Të jesh shofer me përvojë nuk do të thotë të dish gjithçka që duhet të dish për veturat, transmeton Gazeta Metro.

Për të qenë një shofer i mirë duhet të dini disa truqe të rëndësishme që ju mundësojnë të ruani dhe të keni kujdes më shumë rreth veturës tuaj.

Lexo Edhe:

Metro ju sjell më poshtë gjashtë truqe që ju bënë juve shofer më të mirë.

Largojeni ndryshkun me Coca-Cola

Thjesht spërkatni sipërfaqen e dëshiruar të ndryshkut me Coca-Cola, dhe më pas përdorni një furçë (ose një furçë dhëmbësh nëse zona është më e vogël) për ta fërkuar atë. Aplikoni dhe pastroni sipas nevojës. Mos harroni të pastroni zonën e pastruar me ujë pasi të keni përfunduar.

Përdorni shigjetën në tabelën kontrolluese për të ditur se në cilën anë është rezervuari i karburantit tuaj

Shpesh kur hyjmë në një pompë të derivateve hyjmë nga ana gabuar e rezervuarit, duke mos e ditur se ku është. Me anë të shigjetës të rezervuarit në tabelën kontrolluese në veturë mund ta dini se në cilën anë është rezervuari i karburantit.

Në fotografinë më lartë rezervuari është në anën e majtë të veturës.

Kurseni karburantin duke hequr peshën e padëshiruar në makinë

Pesha e veturës është njëri ndër problemet që karburanti shpenzohet më shumë, transmeton Gazeta Metro. Mirëpo për ta kursyer atë duhet hequr pesha e pa nevojshme nga vetura, sepse pesha e madhe bënë që motori të djeg më shumë karburant në mënyrë që ta përshpejtojë dhe ta mbajë në lëvizje veturën.

Kurrë mos e ndezni veturën menjëherë në dimër

Shumica e shoferëve gjatë dimrit e ndezin veturën menjëherë posa të hipin brenda saj. Por kjo është një gabim që keni bërë deri tani pasi që i ftohti mund ta dëmtoj baterinë.

Fillimisht duhet të ndizni dritat e veturës, pastaj prisni dy minuta dhe e ndezni makinën dhe kështu bateria nxehet dhe nuk dëmtohet nga temperatura e ftohta.

Përdorni një zhbllokuese të gypave për dëmtime të veturës

Zhbllokueset e gypave nuk janë të dobishme vetëm në kuzhinë ose banjo, por edhe jashtë saj.

Siç tregohet në fotografinë më lartë, një zhbllokues i gypave mund të përdoret edhe për riparimin e dëmtimeve të veturës, në raste se ajo është shtypur.

Lagini pjesën të cilën dëshironi ta tërhiqni, e gjithashtu edhe zhbllokuesin dhe më pas tërhiqeni me forcë derisa pjesa e dëmtuar të rikthehet në gjendje normale.

 Përdorni detergjentin e enëve për të hequr papastërtitë nga dritarja

Detergjentet e larjes së enëve janë më të mirët për të pastruar dritaret e veturës dhe ju kushton më lirë.

Gishtërinjtë e njerëzve në xhama, jashtëqitja e shpezëve si dhe balta e ndryshme mund të jetë problem për çdo shofer, mirëpo që pastrohen lehtësisht me detërgjent të enëve.