Turqi, arrin në 277 numri i viktimave nga COVID-19 - Gazeta Express
string(49) "turqi-arrin-ne-277-numri-i-viktimave-nga-covid-19"

Turqi, arrin në 277 numri i viktimave nga COVID-19

Gazeta Express

01/04/2020 21:33

Numri i viktimave nga COVID-19 në Turqi u rrit në 277, pasi 63 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.

Ministri turk i Shëndetësisë, Koca deklaroi se Stambolli ishte qyteti me më shumë raste të regjistruara me COVID-19.

Lexo Edhe:

Pas tij renditen Izmiri dhe Ankaraja.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Turqi arriti në 15 679, me 2 148 raste të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.