Rama: Ndjesë për problemet me aksesin në e- Albania, policia do jetë më e 'butë' me gjobat - Gazeta Express
string(85) "rama-ndjese-per-problemet-me-aksesin-ne-e-albania-policia-do-jete-me-e-bute-me-gjobat"

Rama: Ndjesë për problemet me aksesin në e- Albania, policia do jetë më e ‘butë’ me gjobat

Gazeta Express

30/03/2020 19:58

E- Albania tashmë është kthyer në një mjet për mijëra qytetarë shqiptarë të cilët kërkojnë të marrin leje për të bërë Pazar, por vetë platforma elektronike ka patur mjaft probleme për shkak të mbingarkesës.

Këtë të hënë kryeministri Rama ka deklaruar se mbi këtë shqetësim është në dijeni dhe se duke filluar nga dita e nesërme, policia e shtetit do të jetë më ‘sensibilizuese’ duke mos vendosur direkt gjoba ndaj qytetarëve.

Lexo Edhe:

Edi Rama: Më lejoni t’ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur problem me E-Albania. Ka qenë një problem i lidhur me funksionimin e sistemit me kompani celulare. Për këtë arsye, sot dhe nesër Policia e Shtetit është e vetëdijshme që duhet të jetë sa më sensibilizuese dhe mirëkuptuese dhe të mos aktivizojë menjëherë sanksionet duke pasur parasysh se në tërësi masat po zbatohen më së miri dhe ata pak të pabindur, ata pak të papërgjegjshëm, sidoqoftë janë problem. Nuk e hedhim dot poshtë gjithë këtë përpjekje të jashtëzakonshme të të gjithëve ne bashkë që po bëjmë dita ditës.