Aleanca Kosova e Re ka reaguar pas deklaratave të kreut të Mitrovicës, Agim Bahtirit për vëllavrasje, raporton Gazeta Express.
“Kosova është një demokraci parlamentare në të cilën qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe të cilët zgjedhin qeverinë e Kosovës bazuar në një shumicë të formuar. Kuvendi i Kosovës ka një mandat 4 vjeçar dhe qeveria në sistemin politik të Kosovës varet nga shumica në Kuvend që siguron qeverisjen”, thuhet në reagimin e AKR’së.
AKR thekson se thirrjet për vëlla-vrasje dhe ngritje kundër shumicës parlamentare janë të rrezikshme.
“Thirrjet për vëlla-vrasje dhe për kryengritje kundër shumicës parlamentare janë të rrezikshme, shkojnë kundër kulturës politike dhe vlerave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj që kanë luftuar me dekada për një vend që është demokratik, i lirë dhe që respekton vullnetin e lirë dhe fjalën e lirë të të gjithëvë. AKR do të mbështesë shumicën në Kuvendin e Kosovës që kërkon një zgjidhje që siguron stabilitet, unitet dhe respekt të vullnetit të qytetarëve të Kosovës për të ruajtur aleancat strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët kryesorë evropianë të Kosovës”, shkruhet në njoftim./Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...