Lirohet Bajram Hajri, një prej të dyshuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur që të zëvendësoj masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga arrest në burg, në arrest në shtëpi.
Avokati i tij, Arber Hoxha ka bërë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë.
Bajram Hajri është babai i vëllezërve Hajri, të cilët janë personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49 vjeçarit në Kamëz, pasditen e 17 janarit në Kamëz.
65 vjecari është akuzuar për “rrëmbimin ose mbajtjen peng të personit e kryer në bashkëpunim”, “mbajtjen pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese ose municioneve“.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...