Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike e Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, ka nxjerrë vendim për të pezulluar përkohësisht disa masa tarifore ndaj importit të miellit, raporton Express.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ministrisë, është bërë e ditur se pezullimi vlen nga sot deri më 30 prill 2020, dhe ka për synim të sigurojë furnizimin e rregullt me miell gjatë emergjencës së shëndetit publik lidhur me pandeminë e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19).
Ndryshe, në fund të vitit 2017, ishte vendosur masa përfundimtare e importit të miellit që importohej nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës me tarifa prej 0.04 cent. /Gazeta Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...