“Los Colchoneros” janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe e kanë veçuar spanjollin e Chelseat, i cili pritet të largohet nga Londra gjatë verës
Atletico Madridi ia ka vënë syrin futbollistit të Chelseat, Marcos Alonso, shkruan “Don Balon”, përcjell “Gazeta Express”.
“Los Colchoneros” janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe duket se e kanë veçuar lojtarin e krahut për sezonin e ardhshëm.
Diego Simeone dëshiron ta transferojë 29 vjeçarit para Renan Lodit.
Trajneri argjentinas po planifikon të bëjë ndryshime në ekip për sezonin 2020/2021.
Alonso i ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje në Premierligë këtë sezon deri tash.
Tek Chelsea po përballet me konkurrencën e brazilianit Emerson Palmieri. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...