Interi s'do shkëmbime, kërkon vetëm para për Lautaron - Gazeta Express
string(51) "interi-sdo-shkembime-kerkon-vetem-para-per-lautaron"

Interi s’do shkëmbime, kërkon vetëm para për Lautaron

Gazeta Express

30/03/2020 15:40

“Nerazzurri” nuk janë të interesuar të marrin lojtarë në këmbim për sulmuesin argjentinas, siç po i propozon Barcelona

Interi është i vendosur ta shesë Lautaro Martinezin, por pa shkëmbime të lojtarëve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barcelona është klubi më i interesuar për sulmuesin argjentinas.

Mirëpo, gjiganti katalunas po i ofron klubit Zikaltër lojtarë plus para për Lautaron.

Sidoqoftë, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e klubit italian do të hiqnin dorë nga Martinez vetëm nëse e marrin një ofertë të majme për të.

Interi i kërkon mbi 100 milionë euro për përfaqësuesin argjentinas.

Krahas Barçës, interesim për Lautaron ka shfaqur edhe Manchester City.

Futbollisti argjentinas ka shkëlqyer këtë sezon në fanellën e Interit. /Gazeta Express/