Kusari-Lila: LDK-ja do ta kishte iniciuar mocionin me ose pa Agim Veliun ministër - Gazeta Express
string(76) "kusari-lila-ldk-do-ta-kishte-inicuar-mocionin-me-ose-pa-agim-veliun-minister"

Kusari-Lila: LDK-ja do ta kishte iniciuar mocionin me ose pa Agim Veliun ministër

Gazeta Express

30/03/2020 7:17

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka folur për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ajo ka thënë se LDK-ja e ka thirrur mocionin në krizën e pandemisë, duke e quajtur seancën si të turpit.

Lexo Edhe:

“Unë në seancë kam thënë se koalicioni mund të mos ketë kaluar si duhet, por turpi ka qenë mes krizës së pandemisë që është thirrur. Jam e bindur që duke i dëgju deklarimet, shkarkimi i ministrit Veliut s’ka qenë hapi i vetëm që është thirr mocioni, por që kjo ka ardhë në serinë e mospajtimeve, mospajtime që ka pas edhe para se të nënshkruhej koalicionin. Me ose pa Veliun ministër, LDK do ta kishte iniciuar mocionin e mosbesimit”, ka thënë ajo në Dukagjini.

Derisa e njëjta ka shtuar se shkarkimi i Veliut ka pas 15 për qind të peshës së arsyes. Ndërsa sa i përket shkarkimit të ministrit të LDK-së nga Kurti, ajo ka thënë se kryeministri ka mundur ta evitojë këtë veprim.