“E pamundur që Serie A të kthehet në maj” - Gazeta Express
string(39) "e-pamundur-qe-serie-a-te-kthehet-ne-maj"

Gazeta Express

29/03/2020 18:42

“E pamundur që Serie A të kthehet në maj”

Gazeta Express

29/03/2020 18:42

As në maj nuk parashikohet të nisë Serie A.

Kjo për shkak të situatës në Itali, ku ditë pasdite vdesin qindra persona në ditë, derisa numri që kanë ndërruar jetë nga virusi COVID-19 deri më tani ka shkuar mbi 10 mijë.

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka dhënë lajmin e padëshiruar nga bota e sportit.

“Rinisja e ndeshjeve me 3 maj duket si diçka jo reale”, u shpreh ai për ‘La Repubblica’.

Ai gjithashtu tha se gjatë ditës së sotme do të marrë vendimi që edhe në muajin prill të bllokohet gjithçka në Itali, edhe për botën e sportit, çka do të thotë se s’mund t’i rinisin ekipet as përgatitjet.

Itali dëshiron të bllokojë gjithë vendin deri në maj për shkak të situatës, pasi deri më tani 97,689 persona janë infektuar me koronavirus, 10,779 kanë vdekur, kurse 13,030 janë sheruar. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement