Gundogan s’e ka problem që Liverpoolit t’i jepet titulli - Gazeta Express
string(54) "gundogan-se-ka-problem-qe-liverpoolit-ti-jepet-titulli"

Gazeta Express

29/03/2020 18:08

Gundogan s’e ka problem që Liverpoolit t’i jepet titulli

Gazeta Express

29/03/2020 18:08

A do të mbesë Liverpooli edhe pas 30 vjetësh pa titull?

Kjo është pyetja që është duke marrë përgjigje të ndryshme.

Pas 30 vjetësh, Liverpooli ishte afër triumfit në Premierligë, pasi i duheshin vetëm edhe 6 pikë për t’u shpallur kampion.

Megjithatë, pandemia e koronavirusit bëri që të suspendohet sezoni, si në Angli, ashtu edhe në gjithë vendet e tjera të botës, pothuajse.

Në Angli tani ka zëra për ta anuluar krejtësisht sezonin, dhe për të menduar për të nisur gjithçka nga fillimi në gusht, pasi COVID-19 po vazhdon të përhapet e të marrë mijëra jetë.

Disa ekspertë tjerë janë të pajtimit që t’i dhurohet që tani titulli Liverpoolit edhe më nëse nuk rinis sezoni, për shkak të kampionatit mbresëlënës që ka bërë, pasi ka 25 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Manchester City.

Edhe mesfushori i City, Ilkay Gundogan, nuk e ka asnjë problem nëse Liverpoolit i dhurohet titulli pa zhvilluar ndeshjet e mbetura.

Duke folur për ZDF nga karantina e tij, ai tha: “Do të ishte ok për mua nëse Liverpoolit i jepet titull, duhet të jesh sportiv”.

Ai foli edhe për mundësinë e uljes së pagave që po diskutohet këto ditë dhe natyrisht, do të pranonte pa problem, po thotë se lojtarët e ekipeve më të vogla, do të kishin problem. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement