Skenarët pas rënies së qeverisë – presidenti kërkon emrin e mandatarit, qeveria thotë se ka kohë - Gazeta Express
string(93) "skenaret-pas-renies-se-qeverise-presidenti-kerkon-emrin-e-mandatarit-qeveria-thote-se-ka-kohe"

Skenarët pas rënies së qeverisë – presidenti kërkon emrin e mandatarit, qeveria thotë se ka kohë

Gazeta Express

26/03/2020 23:08

Njohësit thonë që presidenti duhet ti kërkojë emrin e dytë të mandatarit Vetëvendosjes, Qeveria thotë që ka kohë për këtë.

Krizat politike duket se nuk kanë të ndalur në vend.

Lexo Edhe:

Një e tillë u shkaktua së fundi pasi që Kuvendi, votoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit.

Por, partia të cilën e drejton tash kryeministri në detyrë Lëvizja Vetëvendosje pritet të merr edhe një ftesë nga presidenti për ta formuar për herë të dytë qeverinë.

Neni 95 pika e 5 e Kushtetutës së Kosovës parasheh  që nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.

Ndërsa, njohësit e çështjeve kushtetuese thotë që mandatari i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse në qeverinë e Kosovës në detyrë thonë që është ende herët që të flitet për këtë temë dhe për hapat që do të ndërmarr, Albin Kurti.

 Ndërkohë, Kosova ka njohur situata të tilla kur pas rënies së qeverisë mandati i është ofruar edhe një herë partisë apo koalicionit fitues.

Kështu ndodhi pas dorëheqjes së ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në atë kohë, presidenti Hashim Thaçi i ishte drejtuar me një letër shefit të koalicionit PAN, Kadri Veselit, nga i cili kishte kërkuar propozimin e një kandidati të ri të cilin do ta mandatonte për kryeministër.

Fotografia e Blerim Vela