Një person u arrestua pasi tentoi ta sulmonte njërin prej organizatorëve gjatë prezantimit të një murali për Ferdonije Qerkezin, gruan e njohur për qëndresën dhe vendosmërinë e saj për ruajtjen e kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit me forcë nga lufta e fundit në Kosovë.
Personi, i cili fillimisht foli pak me Ferdonije Qerkezit, më pas tentoi ta sulmonte një preson tjetër, siç shihet në një video të publikuar nga Kallxo.com.
Ai u neutralizua nga policët, të cilëve iu desh më shumë mund për ta futur atë në veturën e Policisë.