Loredana paralajmëron këngë me Zunan nga karantina - Gazeta Express
string(50) "loredana-paralajmeron-kenge-me-zunan-nga-karantina"

Gazeta Express

24/03/2020 19:42

Loredana paralajmëron këngë me Zunan nga karantina

Gazeta Express

24/03/2020 19:42

Reperja Loredana pasi u shfaq dje në karantinë duke kënduar me Zunan, sot ajo ka paralajmëruar një këngë të re me të

Reperja para disa dite lansoi këngën “Angst”, një këngë që u bë shpejt hit nëpër tërë vendet gjermanofolëse.

Tani Loredana nuk e ka në plan të ndalet.

Sot ajo ka paralajmëruar një këngë të re me Zunan e cila do të quhet “Du bist mein”, e cila sipas këngëtares do të lansohet këtë të enjte.

Ndryshe, muajt e fundit është përfolur edhe për një lidhje të Loredanës me Zunën, madje ata ishin parë duke u përqafuar në një video nga portalet.

Por, reperi Zuna e ka refuzuar këtë lidhje, duke thënë se me Loredanën ka vetëm marrëdhënie profesionale e jo lidhje të dashurisë. /GazetaExpress/