Icardi ia ka komunikuar PSG-së vendimin për largim - Gazeta Express
string(50) "icardi-ia-ka-komunikuar-psg-se-vendimin-per-largim"

Gazeta Express

24/03/2020 16:00

Icardi ia ka komunikuar PSG-së vendimin për largim

Gazeta Express

24/03/2020 16:00

Sulmuesi argjentinas do të rikthehet përkohësisht në Inter gjatë verës, me mundësi transferimi në Juventus më pas

Mauro Icardi nuk do ta vazhdojë eksperiencën në Paris Saint-Germain, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi tek gjiganti francez.

Mirëpo, futbollisti i Interit ua ka komunikuar drejtuesve të kampionit francez dëshirën për t’u larguar.

Mediat italiane shkruajnë se PSG-ja ishte e gatshme ta blinte përfaqësuesin argjentinas për 65 milionë euro në fillim të eksperiencës së tij franceze.

Por, më pas ish-futbollisti i Sampdorias pati rënie të formës dhe drejtori sportiv Leonardo e ndërroi mendjen.

Tash, Icardi do të rikthehet përkohësisht në Inter e më pas “Nerazzurri” do ta kërkojnë një klub të ri për të.

Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi i rrezikshëm të përfundojë në Juventus.

Së fundmi flitet se edhe Milani është futur në garë për Icardin. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement