Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri thotë se me shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kryeministri Albin Kurti, e ka ditë që qeveria do të bie.
Thotë se ky veprim i Kurtit ka mund të vie në moment paniku pas kërkesës së SHBA’së për heqjen e taksës.
“Nëse ka qëne gabimi aq i madh i Veliut është dashtë që shkarkimi të bëhej në orën 8:15, kur Kurti kishte nis punën në zyre, nuk e kish prit shkresën e Ambasadës Amerikane në mesditë”, tha Muhaxheri në emisionin Pressing në T7.
“Ai e ka ditë që me shkarkimin e Veliut kjo qeveri bie”, shtoi Muhaxheri.
“Veliu vetëm ka shërbyer si armë për vetëvrasje ndërsa Kurti ka kryer vetëvrasje”, theksoi ai.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...