Ditët e vetizolimit duket se janë të vështira për shumicën e estradës, sidomos të atyre që janë mësuar për të qenë më shumë jashtë Kosovës së brenda
E për të kaluar këto ditë sa në një mënyrë ata kanë nisur një sfidë ku njëri nga ta nominon 5 të tjerë për të bërë kiksa me letër toaleti.
E kësaj loje sot i është bashkuar edhe këngëtari Robert Berisha. Ai ka nominuar në këtë sfidë edhe të tjerë të cilët edhe e kanë kryer sfidën.
Pos, Robert Berishës në këtë sfidë është nominuar edhe Tayna (që ende nuk e ka përfunduar) e për të cilën sfidë e ka nominuar Kida. Kida shihet se ka aftësi të mira në futboll.
Këngëtarë tjetër që është vetizoluar është edhe Ledri Vula që po ashtu është parë duke e kryer këtë sfidë.
Ledri pasi pastron duart dhe me prapavijë një këngë të tij, fillon të bëj kiksa dhe nominime për të tjerët.
Në anën tjetër aftësitë në këtë sfidë i ka treguar edhe moderatorja Vlera Jusufi.
Pas nuk ka mbetur as Yll Limani që po ashtu ka qenë i nominuar nga Kida.
Krejt në fund ka qenë i nominuar edhe Rinor Hykolli që është menaxher i reperes Tayna, që po ashtu është i izoluar në karantinën e konvikteve në Qendrën e Studentëve.
Të gjithë kanë bërë edhe nominime të tjera e që duket kjo lojë do të jetë pjesë e përditshmërisë së estradës tonë derisa ata vazhdojnë të jenë të vetizoluar. /GazetaExpress/