Një person nga Vushtrria është plagosur me armë zjarri, pas një mosmarrëveshjeje për pronë
Rasti ka ndodhur mesditen e së mërkurës në Vushtrri, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Viktima është plagosur në këmbë, ndërkaqë deri te plagosja dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve rreth një prone.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur në këmbë me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar, rasti dyshohet se ka ndodhë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pronë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë 7.65mm.”, thekson raporti i policisë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...