Sulmuesi i rrezikshëm i Lyonit mund t’i bashkohet klubit anglez gjatë verës që vjen, por atë e do edhe Manchester United
Chelsea është duke e kërkuar një sulmues për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediumit britanik “The Athletic”, “Blues” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele, përcjell Gazeta Express.
Fituesi i fundit i Europa Leagues do të mundohet ta transferojë sulmuesin francez gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjithashtu, Të Kaltrit e duan edhe sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner, i cili kërkohet edhe nga klubet tjera evropiane.
Nga Londra ndërkohë pritet të largohet sulmuesi francez, Olivier Giroud. /Gazeta Express/