Rahoveci bën një super transfer - Gazeta Express
string(31) "rahoveci-ben-nje-super-transfer"

Rahoveci bën një super transfer

Gazeta Express

11/03/2020 21:19

KB Rahoveci ka prezantuar një ardhje të re në skuadër.

Kroati, Josip Mikulic është përforcimi i radhës te kjo skuadër, shkruan Gazeta Olle.

Lexo Edhe:

“Ardhja e tij në Rahovec shton edhe më gjasat për të qenë konkurrent serioz në elitën kosovare të basketbollit. Padyshim se ëndrra mbetet gjallë, andaj s’na mbetet gjë tjetër, veçse bashkë me këta lojtarë, e këtë trajner, ta jetësojmë atë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KB Rahoveci.

Kjo skuadër, gjatë ditës së sotme ka ndarë rrugët me trajnerin maqedonas, Marina Ilievski.

Kurse, në vend të tij, u emërua tekniku pejan, Bujar Loci.