Humbja e dytë radhazi për skuadrën e Milwaukee, që u mund 109-95 nga Denver, sfida e dytë radhazi ku skuadra e Bucks luan pa MVP-në, Giannis Antetokounmpo.
Korver me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Milwaukee, që pavarësisht humbjes qëndron në krye të renditjes në Lindje. Për Denver u dalluan Murray me 21 pikë e Millsap me 20 pikë e 10 rebound.
Fiton skuadra kampione e Toronto, që mposhti 101-92 Utah Jazz, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencat përkatëse. Herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri.
Siakam me 27 pikë e 11 rebound si dhe Ibaka me 27 pikë e 13 rebound ishin dy shënuesit më të mirë për Toronto, ndërsa për Jazz mungoi lojtari lider.
Pas kohës shtesë fitoi skuadra e Atlanta, e cila mundi 143-138 Charlotte, ndeshje që u vendos pas 10 minutave shtesë.
Një ndeshje fantastike, ku për Atlanta u dalluan Young me 31 pikë e 16 asist si dhe Collins me 28 pikë e 11 rebound. Për Charlotte, Rozier realizoi 40 pikë, por që mbetën për statistikë. /Telesport/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...