Edhe kjo fundjavë pritet të jetë e pasur në sportin kosovar, por edhe në atë ndërkombëtar.
Ngjarjet më të mëdha edhe këtë radhë do t’i sjellë platforma më e madhe digjitale në Kosovë, IPKO, në bashkëpunim me Digitalb, përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.
Në Kosovë, IPKO Superliga vjen me derbin e madh Drita – Prishtina, ndërsa në Angli na pret derbi i Manchesterit ndërmjet Unitedit dhe Cityt.
DRITA – PRISHTINA, DERBI PËR TITULL
Fundjava do ta sjellë një tjetër ndeshje të madhe në futbollin kosovar.
Derbi i xhiros së 22-të të IPKO Superligës do të jetë ai në mes të Dritës dhe Prishtinës.
Të dyja skuadrat po luftojnë për titull të kampionit dhe iu nevojiten gjithsesi tri pikët për ta ndjekur liderin, Ballkani.
Gjilanasit vijnë nga humbja në Therandë, kurse prishtinasit nga fitorja me Ferizajn në mesjavë.
Ndërkohë, Ballkani do ta vizitojë përsëri kryeqytetin, këtë radhë për t’u përballur me Flamurtarin.
Ekipin e Ismet Munishit e pret një punë e vështirë pasi Kuqezinjtë kanë nevojë për pikë më shumë se kurrë më parë.
Feronikeli me trajnerin e ri Afrim Tovërlani do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi në duel me Vushtrrinë.
Kurse, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit.
Të gjitha ndeshjet e IPKO Superligës i transmeton IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova
IPKO SUPERLIGA – Java e 22-të
SSK2 E shtunë 14:00 Ferizaj – Trepça ‘89
SSK1 E diel 14:00 Drita – Prishtina
SSK3 E diel 14:00 Llapi – Gjilani
SSK1 E hënë 14:00 Feronikeli – Vushtrria
SSK2 E hënë 14:00 Flamurtari – Ballkani
SSK3 E hënë 14:00 Dukagjini – Drenica
DERBI I MANCHESTERIT, MË I MADHI I FUNDJAVËS
Premierliga do ta sjellë edhe këtë fundjavë një ndeshje të madhe.
Derbi i Manchesterit ndërmjet Unitedit dhe Cityt do të jetë përballja më e madhe e kësaj fundjave.
Sa herë që luajnë këto dy skuadra, fituesi është i paqartë deri në momentet e fundit.
Ndërkohë, lideri Liverpool e kërkon këndelljen në duel me Bournemouthit.
Chelsea – Everton është një ballafaqim tjetër interesant në kampionatin anglez.
Edhe ndeshja ndërmjet Arsenalit dhe West Hamit mund të sjellë futboll interesant.
Në Spanjë, Barcelona do të mundohet ta harrojë humbjen në “El Clasico” me një fitore eventuale ndaj Real Sociedadit.
Kurse, Real Madridi e viziton Betisin këtë fundjavë.
E dueli më interesant i kësaj xhiroje në Spanjë pritet të jetë ai në mes të Atletico Madridit me Sevillën.
Në Itali, të gjitha ndeshjet do të luhen pa shikues.
Juventusi e viziton Bolognan, në kërkim të fitores së radhës.
Në tri pikë llogarit edhe Interi ndaj Sassuolos në shtëpi.
Lazio do të ketë punë të vështirë, pasi e viziton Atalantan.
Ndërkaq, Milani e mbyll këtë xhiro me udhëtimin në Lecce.
Ndeshjet kryesore të ligave më të forta evropiane, Premierliga, La Liga e Serie A i transmeton platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport dhe Super Sport Kosova.
Premierliga – Java e 29-të
SSK1 E shtunë 13:30 Liverpool – Bournemouth
SSK1 E shtunë 16:00 Arsenal – West Ham United
E shtunë 16:00 Crystal Palace – Watford
E shtunë 16:00 Sheffield Utd – Norwich
E shtunë 16:00 Southampton – Newcastle
E shtunë 16:00 Wolverhampton – Brighton
SSK1 E shtunë 18:30 Burnley – Tottenham
SSK2 E diel 15:00 Chelsea – Everton
SSK1 E diel 17:30 Manchester United – Manchester City
SSK1 E hënë 21:00 Leicester City – Aston Villa
La Liga – Java e 27-të
E premte 21:00 Alaves – Valencia
E shtunë 13:00 Eibar – Mallorca
E shtunë 16:00 Atletico Madrid – Sevilla
SSK3 E shtunë 18:30 Barcelona – Real Sociedad
E shtunë 21:00 Getafe – Celta Vigo
E diel 12:00 Osasuna – Espanyol
E diel 14:00 Valladolid – Athletic Bilbao
E diel 16:00 Levante – Granada
E diel 18:30 Villarreal – Leganes
SSK1 E diel 21:00 Betis – Real Madrid
Serie A – Java e 27-të
E shtunë 15:00 Genoa – Parma
E shtunë 15:00 Torino – Udinese
SSK2 E shtunë 18:00 Atalanta – Lazio
E shtunë 20:45 Spal – Cagliari
E diel 12:30 Fiorentina – Brescia
E diel 15:00 Inter – Sassuolo
E diel 15:00 Verona – Napoli
E diel 18:00 Bologna – Juventus
E diel 20: 45 Roma – Sampdoria
E hënë 20:45 Lecce – Milan
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...