Lojtarët e skuadrës së Barcelonës e kanë humbur besimin në trajnerin e vet Quique Setien, më pak se dy muaj pas emërimit e tij në stol, sipas radios katalonase.
Sipas radios së afërt me klubin katalonas, një pjesë e zhveshtores së Barçës ndien se Setien, i cili e zëvendësoi Ernesto Valverden e shkarkuar pas eliminimit prej Superkupës së Spanjës nga Atletico Madridi, nuk është i denjë për të qenë trajner i një klubit të nivelit të Barcelonës, transmeton Gazeta Express.
Komente si: “Këta njerëz (Setien dhe ekipi i tij mbështetës) nuk dinë sesi ta drejtojnë këtë anije”, apo “janë të paaftë për këtë punë”, janë dëgjuar në mesin e lojtarëve të Barcelonës në ditët e fundit, sipas kësaj radioje.
? El vestidor del Barça s'està distanciant de Quique Setién i el seu cos tècnic? El @ClubMitjanit explica que alguns jugadors "no hi confien" per portar un equip d'aquestes dimensions https://t.co/JuClwBeE44 pic.twitter.com/vXZeR6cFHW
— Catalunya Ràdio (@CatalunyaRadio) March 4, 2020
Humbja 2:0 në El Clasicon e së dielës kundër real Madridit, e cila ishte e treta për Barçën në gjashtë ndeshje si mysafire që prej emërimit të Setien, bëri që Reali ta kalojë klubin katalonas në krye të La Ligës, me klubin rival që tani ka përparësi prej një pike.
Që prej ardhjes së Setien, Barça po ashtu është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga Athletic Bilbao dhe ka barazuar me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Thuhet se lojtarët kanë nisur ta humbasin besimin në të pas humbjes kundër Valencias në fund të janarit.
Lojtarët kishin shprehur pakënaqësi me vendimin e Setien për ta nxjerrë nga loja Arturo Vidalin në pjesën e dytë, një vendim që, sipas tyre, kontribuoi në humbjen e katalonase 2:0. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...