“Lukaku mund të shënojë gola gjithkund, edhe në Kinë” - Gazeta Express
string(50) "lukaku-mund-te-shenoje-gola-gjithkund-edhe-ne-kine"

Gazeta Express

04/03/2020 16:39

“Lukaku mund të shënojë gola gjithkund, edhe në Kinë”

Gazeta Express

04/03/2020 16:39

Ish-ylli i Interit, Luis Figo, e ka lartësuar sulmuesin aktual të zikaltërve, Romelu Lukaku, duke thënë se belgu mund të shënojë gola në çdo skuadër që luan.

Lukaku është duke lulëzuar në fanellën e Interit, të cilit iu bashkua në verë nga Manchester Unitedi për një shumë të majme parash, në vlerë 75 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Ai i ka shënuar 23 gola në të gjitha garat deri tani këtë sezon për zikaltrit, por ish-anësori i Interit Figo nuk është i habitur me formën mbresëlënëse të belgut.

“Ai është fantastik këtë vit. Ai është i lumtur dhe mendoj se këtë munda ta vëreni lehtë këtë. Ai po shënon shumë gola, kjo ndihmon nëse ekipi është solid dhe beson se shanset e veta për ta fituar titullin”, tha Figo.

“Ka shumë dallime mes Serie A dhe Premierligës, por ai nuk më habit mua. Kur e nuhat golin si ai, shënon gjithmonë, edhe nëse luan në Kinë. Në tetori, është më e vështirë të shënosh në Itali sesa në Angli”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement