Zyrtare: Ky është kundërshtari i Joshuas për meçin e qershorit - Gazeta Express
string(61) "zyrtare-ky-eshte-kundershtari-i-joshuas-per-mecin-e-qershorit"

Zyrtare: Ky është kundërshtari i Joshuas për meçin e qershorit

Gazeta Express

02/03/2020 13:46

Kampioni i botës Anthony Joshua ka njoftuar zyrtarisht se do të luftojë me Kubrat Pulev më 20 qershor në stadiumin e klubit të futbollit, Tottenham Hotspur, në Londër.

Boksieri bullgar Pulev, 38 vjeç, është sfidues mandatar për titull në kategorinë e rëndë në IBF dhe do të luftojë për këtë brez më 20 qershor kundër kampionit në fuqi, Joshuas, i cili i mban edhe brezat WBA dhe WBO, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Joshua i rifitoi këta tre tituj me një vendim unanim me pikë kundër Andy Ruiz Jr, në rimeçin e dhjetorit.

“Jam i lumtur që e kam mundësinë për t’i treguar botës se sa i fortë jam në të vërtetë”, ka thënë Pulev pasi u vendos zyrtarisht se do të luftojë ndaj Joshuas.

Kjo do të jetë lufta e parë e Joshuas në Britani të Madhe që prej triumfit ndaj Alexander Povetkin në Wembley në shtator të 2018-s.

Kubrat Pulev