Kryeministrit Albin Kurti ia vendosin një arkivol para zyrës
Gazeta Express
02/03/2020 11:56
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i është vendosur një arkivol para zyrës së Qeverisë, raporton Gazeta Express
Albin Kurti vazhdon të kritikohet nga opozita për punën e tij, sidomos te çështja e taksës.
Para objektit të Qeverisë së Kosovës, Kurtit i është
vendosur një arkivol që simbolizon “varrosjen e premtimeve” të tij.
Kjo formë e protestës po bëhet pak minuta para se të fillojë seanca në Kuvendin e Kosovës e thirrur nga AAK-ja ku do të diskutohet për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.
Ndryshe, seanca ku po flitet për taksën ka nisur para pak minutash dhe aty po merr pjesë edhe kryeministri Kurti.