Meta pyetet për Henri Çilin: Mos u habisni kur të arrestojnë Lubonjën apo Zhejin - Gazeta Express
string(79) "meta-pyetet-per-henri-cilin-mos-u-habisni-kur-te-arrestojne-lubonjen-apo-zhejin"

Meta pyetet për Henri Çilin: Mos u habisni kur të arrestojnë Lubonjën apo Zhejin

Gazeta Express

29/02/2020 12:48

Presidenti Ilir Meta është pyetur këtë të shtunë në lidhje me arrestimin e botuesit dhe pronarit të universitetit privat UET, Henri Çili.

Meta është përgjigjur ironikisht duke thënë se nuk do të ishte fare habi, sikur nesër të dëgjonte se analistët si Fatos Lubonja apo Artur Zheji, të arrestoheshin si drejtues të organizatave mafioze italiane.

Lexo Edhe:

Meta: Cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet para drejtësisë, pavarësisht situatës në të cilën jemi që detyron Presidentin e Republikës të bëjë thirrje popullit më 2 mars.

Nuk do të habitesha sikur nesër të dëgjoni se Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan se dyshohet se organizojnë camorra-n (mafia italiane). Nuk do të habitesha nëse do të dëgjoja se pranë Presidencës u ndaluan dy persona me koronavirus.”, u shpreh Meta.