Modelja e famshme: E refuzova Cristiano Ronaldon, ai më bllokoi në Instagram - Gazeta Express
string(74) "modelja-e-famshme-e-refuzova-cristiano-ronaldon-ai-me-bllokoi-ne-instagram"

Modelja e famshme: E refuzova Cristiano Ronaldon, ai më bllokoi në Instagram

Gazeta Express

29/02/2020 7:33

Sara Croce ka befasuar me deklaratën e fundit.

Sara Croce zbulon se refuzoi Cristiano Ronaldon, ky i fundit pas këtij veprimi e bllokoi në Instagram, shkruan Il Fatto Quotidiano.it, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Ajo dha këtë deklaratë për sulmuesin e Juventusit, gjatë një interviste për Lorella Boccia në Rivelo

“Një person i dha numrin tim të telefonit dhe u zemërova shumë. Ai më shkruajti në WhatsApp dhe pas refuzimit tim tha që do të më bllokonte në Instagram”, shpjegoi Croce.

“Kështu ishte dhe prandaj kuptova që ishte ai Ronaldo i vërtetë ”, shtoi Sara Croce, e cila thotë se futbollisti u ka shkruar shumë vajzave, qoftë të famshme apo jo.

Sara nuk e sqaroi faktin nëse Ronaldo i kishte shkruar gjatë kohës kur ishte në lidhje me Georgina Rodriguez apo më herët.